Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Jeton Shaqiri, thekson se BDI është parti politike, e cila gjithmonë ka qenë për vettingun e të gjithë zyrtarëve.
Ai këtë e tha në përgjigje të pyetjes së gazetarit për shpalljen e djeshme të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, si person i padëshiruar për hyrje në SHBA, para fillimit të debatit për promovimin e Analizës: Edukimi politik në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo çështje nuk është nga sfera e arsimit. BDI si parti politike gjithmonë ka qenë pro vetingut dhe BDI kërkon veting për të gjithë zyrtarët në nivel qendror dhe lokal”, tha Shaqiri.