Manastiri i Deçanit sot ka bërë një shkrim të gjatë në profilin zyrtar në platformën “X” ku kanë potencuar se po bëhen shumë lajme të pavërteta rreth armatimit të gjetur në Banjskë. Sipas Manastirit të Deçanit “bazuar në burimet ndërkombëtare nuk janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës dhe në pronat e tij”, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë një postim i tillë nuk gjendet më në faqen e Manastirit të Deçanit në platformën “X”. Gazeta Express ka arritur që ta ruaj një “screenshot” të këtij postimi.
Ndërkohë, në një konferencë të mbajtur për media nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës, është konfirmuar se armatim është gjetur edhe brenda objektit të Manastirit të Banjskës.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se brenda Manstirit kanë gjetur armë të gjata automatike dhe minahedhës. /GazetaExpress/