Një bombardim me pasojë 40 të vdekur ka ndodhur në Gaza. Dhjetëra palestinezë u vranë sot, pasi ushtria izraelite rriti sulmet kundër Hamasit, duke u përqendruar në qytetin e Gazës. Protothema raporton se 40 persona u vranë, ku 22 prej të cilëve ishin strehuar në një depo pranë tregut Fira. Trupat e viktimave u nxorrën nga rrënojat, ku mes tyre ndodheshin edhe fëmijë.
Kjo erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite paralejmëroi se do të godiste qytetin e Gazës, pasi mijëra banorë të saj ikën përballë sulmit izraelit që u denoncua nga bashkësia ndërkombëtare. I përforcuar nga mbështetja amerikane, Izraeli njoftoi një javë më parë fillimin e një fushate ushtarake, nga toka dhe ajri, me qëllim eliminimin e Hamasit. Sipas vlerësimeve të OKB-së, në fund të gushtit, një milion njerëz jetonin në qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij. Shumë palestinezë thonë se duan të largohen nga ky vend, por udhëtimi për këtë është shumë i shtrenjtë dhe i rrezikshëm.
“I bëj thirrje të gjithë botës: na ndihmoni! “I kërkoj Izraelit: ju doni që ne të largohemi, por si mund ta bëjmë këtë kur nuk kemi para, nuk kemi transport, nuk kemi vend për të shkuar” tha Thaer Sakr , 39 vjeç për mediat e huaja.