Bdi,Ministri i ekonomisë tre mandate Kreshnik Bekteshi,Alia, Musa,etj i detyruan bashkëvendësit
Kërçovarët të ngrenë duart, nuk kanë më shpresa se shpejtë spitali do ngrihet në këmbë.Një fjalë e urtë shqipe thotë Më trego më kë rrish të të them kush je.Por kjo nuk vlen për politikëbërësit shqiptar të Bdi-së.Rijnë në Qeveri herë më VMRO herë më lsdm,e ata gjithëandej në Maqedoninë Lindore -veriore investojnë,ndërsa këta të Bdi-së duke ndenjur në Shkup,qytetit të lindjes ,një spital nuk ua kompletuan…e mos flasim për Klinikën në Tetovë,spitalin në Dibër ,Gostivar,Strugë…
Ndërtimi i spitalit të Kërçovës ka filluar diku në vitet 1985/86, që i bie para 37 viteve dhe ende nuk ka përfunduar.
Që atëherë e deri më sot janë ndërruar disa ministra të shëndetësisë dhe secili prej tyre ka ardhur për ta vizituar, është fotografuar dhe ka premtuar përfundimin e tij, por në të vërtetë kanë mbetur vetëm premtime boshe.
Ndërtimi i këtij spitali u bë histori, përmendet në çdo cikël zgjedhor dhe në çdo vizitë të kryeministrave e ministrave të vendit.
Qytetarët tashmë kanë humbur shpresat dhe nuk besojnë se ky spital do të ndërtohet përfundimisht.
“Asnjëherë nuk bëhet, nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë, çdo gjë i mungon Kërçovës, ja katastrofë, mbeturina, qen”.
Dëgjo për spitalin e Kërçovës, duhet të pyetet kryetari i Kërçovës, unë nuk e di atë gjë a do të përfundojë apo jo, më mirë pyetni kryetarin e Kërçovës”
“Asnjëherë, asnjëherë, deri më tani nuk është bërë 30 vite, kjo është politikë”
“Edhe 40 vite do të kalojnë “
E revoltë për mos ndërtimin e këtij spitali ka shprehur edhe vet kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari në emisionin Click Plus. Ai tha se nuk më do t’i pres funksionarët qeveritarë që vijë të fotografohet aty.
“Ja këtu nga kjo studio unë nuk do të pres më në mandatin tim një ministër tjetër për tu fotografuar aty. Unë do të pres vetëm më një kusht ministër që do të pres shiritin e lëshimit në përdorim të atij objekti sepse e ndjej vetën përgjegjës meqë jam kryetar komune jashtë asaj që nuk është kompetencë komunale”, tha Fatmir Dehari –kryetar i komunës së Kërçovës.