-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeGashi priti në Shkup homologun e tij turk, Numan Kurtulmush

Gashi priti në Shkup homologun e tij turk, Numan Kurtulmush

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmush, është pritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga homologu i tij Afrim Gashi.

Garda ceremoniale u vendos para ndërtesës së Kuvendit, ndërsa para kryeparlamentarëve Kurtulmush dhe Gashi u intonuan himnet e Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas pritjes ceremoniale, Kurtulmush dhe Gashi zhvilluan një takim kokë më kokë, ndërsa më pas u mbajt takim me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Turqisë.

Pas takimeve, Kurtulmush do të nënshkruhet në Librin e Kujtimeve, pas çka do të mbahet një konferencë e përbashkët për media mes kryeparlamentarëve​​​​​​​ Kurtulmuş dhe Gashi.

Siç informojnë nga Kuvendi i madh nacional i Republikës së Turqisë, Kurtulmush do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, nga sot deri të hënën në Shkup do të ketë një regjim të posaçëm  të komunikacionit.

“SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, nga ana e Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, informuan nga MPB.

SPB Shkup apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments