Nuk kanë kaluar as 12 orë që Alternativa dhe Afrim Gashi të demantojnë veten. Dje liderii Alterantivës, Afrim Gashi u shpreh se e mirëpresin ASH-në e Taravarit si pjesë e qeverisë, ndërsa sot janë bërë pishman dhe thonë se nuk ka çka lyp ASH-ja në qeveri.
“Ne nuk besojmë se Aleanca per Shqiptaret ka deshirë te hyjë në Qeveri, kjo pèr arsye se ata e kane quajtur me nota perversiteti inkuadrimin e Alternativès në Qeveri, por nèse e kane tejkaluar kete dhe kane deshire ta ndihmojne kete qeveri proeuropiane, ne – ashtu sic kemi thene githmone mund te jemi vetem aleatë dhe bashkepunetore. Aleanca per Shqiptaret eshtè parti qè ka peshe politike dhe mund të luaje rol te rendësishem ne fuqizimin e kesaj qeverie dhe tè agiendes proeuropiane tè vendit”, thanë dje Alternativa, përcjell TS.
Ndërsa sot ata thonë se ska çka lyp ASH-ja në Qeveri.
“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt Qeverisë”. thanë sot nga Alternativa.
Nuk dihet ende pse ky qëndrim herë po e herë jo i Alterantivës për ASH-në, por siç mësohet ASH-ja gjatë bisedimeve ka kërkuar ministrinë e Shëndetësisë ku tani e ka Alternativa./TS/