Partia Demokratike Shqiptare në një atmosferë impozante e filloi fushatën zgjedhore tek gjimnazi i Tetovës.
Në këtë takim u promovua lista e kandidatëve për këshilltar komunal me ç’rast para të pranishmëve fjalim mbajtën kandidatët për këshilltar Besart Asllani, Fatime Kuçi dhe bartësi i listës Visar Palloshi të cilët shpalosën problemet me të cilat vazhdon të ballafaqohet kryeqendra e shqipatrëve Tetova dhe premtuan zgjidhje të këtyre problemeve.
Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi i cili i’u drejtua të pranishmëve me një fjalim rasti dhe kandidatëve për këshilltar i’u uroj suksese në fushatë.
Shërbimi për informim i PDSh-së.