– Të gjitha ngjarjet kryesore shoqërore në Maqedoni dhe botë, sot ishin pjesë e karnavaleve të Vevçanit.
Novak Djokoviq, deputeti Kastriot Rexhepi, Nikolla Gruevski, Stojançe Angelov, ISIS, zjarrfikës, të gjithë shëtitën nëpër rrugët e Vevçanit në fillimin e karnavalit të sivjetmë tradicional.
Pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësi të vaksinohen me vaksina të supozuara. Por, kishte edhe maska tradicionale.
Të pranishëm këtë vit ishin mysafirë vendas dhe ambasadorë. Karnavali në Vevçan mbahet çdo vit, në prag të Vitit të Ri Ortodoks, i cili kremtohet sonte. Supozohet se është i vjetër sa vetë fshati gjegjësisht më shumë se 1400 vjet. Përfundon nesër me djegien tradicionale të maskave në mes të Vevçanit.
Djokovic, Gruevski dhe Kastriot Rexhepi – pjesë e karnavaleve të Vevçanit
(ГАЛЕРИЈА) „No Vac“ и Кастриот Реџепи на Вевчанскиот карневал