24.4 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeGadaf Uzairi: Kasami sulmon Meidanin heshtë dhe ulë kokën para Stoilkoviç-it

Gadaf Uzairi: Kasami sulmon Meidanin heshtë dhe ulë kokën para Stoilkoviç-it

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Tetovës që bëri sot kundër ambasadorit Meidani. Uzari në postimin e tij shkruan se Kasami guxon të sulmojë ambasadorin Medmidani ndërsa kur Stoilkoviç mbronë botën serbe heshtë dhe ulë kokën, shkruan Top24

Bilall Kasami guxon të sulmojë Ambasadorin e Shqipërisë me një deklaratë naive dhe nënçmuese për gjithë shqiptarët.
Por kur Stoilkoviçi del hapur e mbron “botën serbe” në mes të Shkupit, këta trima të rremë ulin kokën dhe heshtin si të trembur.

Me Tiranën bëjnë të fortin, me Beogradin bëjnë diplomaci!

Kjo është fytyra e atyre që sot pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni.
Për të ardhur keq jeni bërë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments