6.5 C
Tetovo
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
BallinaLajmeFyerjet për presidentin e RMV-së bëhen mollë sherri midis deputetëve të Parlamentit...

Fyerjet për presidentin e RMV-së bëhen mollë sherri midis deputetëve të Parlamentit Europian

Gjuha e përdorur nga eurodeputeti bullgar Angel Dzhambazki për presidentin e Maqedonisë e Veriut është dënuar nga eurodeputetët Tonino Picula dhe Matjaz Nemec. Eurodeputetët e Aleancës së socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europuin, Tonino Picula dhe Matjaž Nemec dënojnë fushatën nxitëse politike dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur nga eurodeputeti i ECR Angel Dzhambazki kundër Maqedonisë së Veriut në njê deklaratë të përbashkët::

“Ne dënojmë deklaratat e fundit të eurodeputetit të Angel Dzhambazki ( grupi i konservatorëve dhe reformistëve ECR), duke fyer dhe kërcënuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, si dhe duke treguar mungesë respekti të hapur ndaj vlerave evropiane. Bashkimi Evropian përpiqet të kapërcejë dallimet historike, si dhe të promovojë paqen, vlerat demokratike, mirëqenien e qytetarëve dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Ne këmbëngulim që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore. Çdo shkelje e kësaj fryme është e papranueshme dhe duhet shmangur. Prandaj ne shprehemi kundër çdo retorike nxitëse që kërkon të fitojë pikë politike dhe të promovojë ideologji nacionaliste”. thuhet në deklaratën e eurodeputetëve Picula dhe Nemec.

 Sipas tyre,  deklaratat e eurodeputetit Angel Dzhambazki bien ndesh me parimet themelore të BE-së dhe me Traktatin për marrëdhëniet të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dy eurodeputetët janë shprehur të bindur se autoritetet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe rendin publik.

Televizioni Klan, Bruksel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments