8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFYERJET KUNDËR SHQIPTARËVE NË PROTESTA, SELA: INSTITUCIONET JANË VËNË NË SHËRBIM TË...

FYERJET KUNDËR SHQIPTARËVE NË PROTESTA, SELA: INSTITUCIONET JANË VËNË NË SHËRBIM TË MONTIMEVE POLITIKE

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Bullgaria i kanë bërë thirrje Shkupit të pranojë propozimin francez si e vetmja zgjidhje për ecurinë e negociatave. Ndërkohë që pritet shqyrtimi i këtij propozimi nga Parlamenti, opozita prej ditësh proteston kundër tij. Pavarësisht kësaj, opozita shqiptare e mbështet propozimin francez, si një mekanizëm që do të largojë influencën ruse në Ballkan. Në një lidhje Skype nga Shkupi, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se qeveria qëllimisht nuk ka marrë masa për protestat, duke lejuar kështu përshkallëzimin në dhunë dhe thirrjet kundër shqiptarëve.

Sa herë ka një protestë, pavarësisht se shqiptarët nuk janë përfshirë në këtë protestë, është e çuditshme që kalohet në thirrje kundër shqiptarëve. Institucionet nuk kanë reaguar në mënyrën e duhur, madje janë vënë në shërbim të montimeve.

Në rastin e krizës së fundit, në 2015, dalja nga situata u pa duke montuar procesin politik të Lagjes së Trimave. E keqja në këtë situatë është se çdo emërues i përbashkët është BDI-ja. Në këtë situatë është shqetësuese që në kohën kur institucionet e dinë se ka një pikë kritike në marshimin e qytetarëve, sheshi “Skënderbej”, lagje të banuara me shqiptarë dhe biznese kryesisht shqiptare. Institucionet duhet ta dinë, ka pasur një incident në të njëjtën pikë dhe nuk morën masa. Nuk pati policë me uniformë, kjo tregon që qeveria ka dashur që protestat të kalojnë të dhunshme.

Sela theksoi se një situatë e tillë mund të përdoret politikisht nga elementë brenda dhe jashtë vendit.

Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh brishtësinë në Ballkanin Perëndimor, këto protesta mund të jenë nxitur nga ndjenjat e maqedonasve, por nuk kam dilema se mund të shfrytëzohet nga aktorë politikë jashtë dhe brenda vendit, por edhe nga elementë rusë që duan të zgjerojnë krizën në Ballkan.

Në emër të opozitës shqiptare, Sela ritheksoi mbështetjen për propozimin francez, duke e cilësuar situatën aktuale një moment historik.

Opozita shqiptare e udhëhequr nga aleanca për shqiptarë nuk ka asnjë dilemë. Ne përkrahim propozimin francez. Përshëndes përpjekjet për këtë konsensus që duhet të kalojë edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Inkurajoj përkrahjen e propozimit francez. Largimi i influencave ruse nga Ballkani është tejet i rëndësishëm. Ky moment historik kërkon politikanë të guximshëm.

burimi
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments