www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Izet Mexhiti që nga 03.o9 .2024 i dha kosës në FB e vet ,për UNT dhe fondin 35 milion eurosh…

19 gushti 2025
Në buxhetin e vitit 2026 nuk figuron asnjë gjurmë nga premtimi prej 35 milionë eurosh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup – një premtim i përsëritur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2025.Premtimet për investime të mëdha në institucionet shqiptare nuk reflektohen në dokumentet zyrtare. Buxheti 2026 jo vetëm që nuk përfshin kampusin e UNT-së dhe projektet e tjera të premtuara, por madje redukon fondet për disa prej institucioneve kryesore shqiptare në vend.
Premtimi për 35 milionë euro për kampusin e UNT-së ka qenë tipik premtim elektoral. Në buxhetin 2026 nuk figuron sepse:
1. S’ka vullnet politik.
Nëse do të donin vërtet ta nisnin projektin, qeveria do ta vendoste qartë në investimet kapitale, njësoj siç e kanë bërë për UKIM-in. Shuma të mëdha nuk futen fshehurazi – duken menjëherë.
2. 1 milion euro “kapitale” është thjesht arnim.
S’ndërton kampus me 1 milion. Kjo shumë shkon zakonisht për pajisje, rikonstruksione të vogla, ose procedura. Ekonomisti e thotë saktë: nuk ka asnjë shenjë të një projekti prej 35 milionësh.
3. Standard i dyfishtë mes universiteteve.
Te UKIM-i ke të detajuar gjithçka, me destinim të qartë.
Te UNT – jo. Në dokumentet buxhetore kjo është sinjal i qartë se projekti s’është prioritet.
4. Për Sheshin Skënderbe – mungon edhe rezerva buxhetore.
Edhe kur dokumentacioni nuk është gati, qeveritë zakonisht lënë mjete të rezervuara që të mos bllokohet projekti. Këtu nuk është lënë asgjë. Kjo tregon se nuk ka as vullnet, as plan.
5. Trupi që merret me gjuhët shqipe goditet edhe më shumë.
– Agjencia: -5 milion denarë
– Inspektorati: -275 mijë denarë
Pra jo vetëm që nuk forcohen institucionet shqipe, por pakësohen mjete, duke i lënë edhe më të dobëta.
Premtimet e fushatës kanë qenë marketing politik, jo projekte të planifikuara. Në buxhetin 2026 nuk ka gjurmë të kampusit të UNT-së, nuk ka rezerva për Sheshin Skënderbe, dhe institucionet shqiptare marrin më pak para, jo më shumë.
======================================================
Lajmi Aktiv që qarkullon

======================================================================
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë

