Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane ka iniciuar një fushatë të re në mediat sociale që ka si synim inkurajimin e qytetarëve rusë për të punuar si informatorë për inteligjencën amerikane.
Fushata është e përqendruar rreth aplikacionit të bisedës Telegram, i cili thuhet se është bërë i njohur në mesin e rusëve sepse, ndryshe nga platformat e tjera, nuk është i bllokuar nga qeveria atje.
“CIA dëshiron të dijë të vërtetën rreth Rusisë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që e dinë dhe mund të na thonë këtë të vërtetë”, thuhet në një postim në gjuhën ruse në kanalin Telegram të fushatës . “Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm nga sa mendoni.”
Fushata e re e rekrutimit duket se synon rusët që punojnë brenda qeverisë së vendit dhe përpjekjet për të përdorur ndjenjën e patriotizmit rus dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen për t’i inkurajuar ata t’i bashkohen fushatës, raporton Associated Press.