Gazetari Furkan Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth koalicionit VLEN, duke theksuar se bashkimi i këtij blloku mund të ndodhë edhe pa Arben Fetai, por kjo mund të sjellë pasoja të reja në skenën politike shqiptare në vend informon Tetovasot.
Në një postim publik, Saliu vlerëson se një bashkim i mundshëm i VLEN-it pa Fetain rrezikon të krijojë një hapësirë të re politike, ku vetë Fetai mund të rikthehet fuqishëm në skenë.
Sipas tij, përjashtimi i një figure politike nga një projekt i përbashkët shpesh mund të prodhojë efekt të kundërt, duke e forcuar atë dhe duke i dhënë mundësi të riorganizohet politikisht.
“VLEN-i mund të bashkohet edhe pa Arben Fetain, por rrezikon të krijojë një hapësirë të re politike ku Fetai mund të rikthehet në skenë si Napoleoni”, ka shkruar Saliu.
Ky qëndrim vjen në një moment kur në kampin politik shqiptar në Maqedonine e Veriut po diskutohen skenarë të ndryshëm për konsolidimin e forcave të pozitës dhe për riformatimin e skenës politike para proceseve të ardhshme politike.Tetovasot
