12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFurkan Saliu “godet”Bilall Kasamin dhe administratën e Tetovës

Furkan Saliu “godet”Bilall Kasamin dhe administratën e Tetovës

burimi i lajmit

linku https://pika.mk/deklarate-skandaloze-saliu-godet-kasamin-dhe-administraten-e-tetoves/

Gazetari i Televizionit Klan Maqedoni, Furkan Saliu ka dalë në mbrojtje të “Space Tetova” të cilët sot u “kërcënuan” nga Kasami se do tu merret objekti njëherit edhe u akuzuan për ponrografi.

Sipas Saliut, administrate e Kasamit mbyll sytë para 10 mijë pronave ilegale dhe u ka mbetur syri tek objekti i ish radios, tek “Space Tetova”.

Deklaratën dhe akuzën për aktivitete pornografike të Kasamit, Saliu e cilëson si skandaloze.

Reagimi i plotë:

“10 000 prona ilegale në Komunën e Tetovës, ama syni administratës së re ka mbet tek objekti i ish radios, tek #SpaceTetova

Deklaratë skandaloze e #Kasamit. Pornografi?

Prindër të nderuar, e keni gabuar adresën për tu ankuar nëse mendoni se fëmijët tuaj janë viktimë të aktiviteteve ilegale. Organet që duhet njoftuar janë policia dhe prokuroria, e jo Komuna. Mundet edhe komunën ta informoni në rast se Kryetarin e keni bashkëpartiak ama mos e harroni policinë dhe prokurorinë.

Ama ok, prishni, kapni prishni çka të mundeni.

E keni bastardizu politikën aq shumë sa që të rinjtë nuk kanë guxim të kyçen nëpër parti duke e ditur se në çfarë muti mund të hyjnë.

E keni mbytur sektorin civil që mos të keni pengesa kur ti hartoni biznes planet në kurriz të qytetarëve.

E keni shkelë me dy këmbë arsimin që të qeverisni me lehte me një masë të pa arsimuar.

E keni detyruar rininë që të ikë prej këtij shteti që ata të paktët që mbeten këtu të jenë aq të pambrojtur sa që të mendojnë vetëm se si të jenë më të heshtur ose si të ikin.

Pse duhet të pengojë dikush që është i ndryshëm?

A duhet të gjithë të jemi të njëjtë dhe të mendojmë njësoj?

#SaveTheSpace!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments