9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFunksional sistemi për pagesë të taksës rrugore me një “tag” në Maqedoninë...

Funksional sistemi për pagesë të taksës rrugore me një “tag” në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi

Sistemi për pagesë të përbashkët elektronike të taksës rrugore me zbatimin e një “tagu” gjatë udhëtimit në vend dhe në Serbi i kaloi me sukses të gjitha testimet, është e gatshme për përdorim dhe është funksionale, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH), informon PRESSonline.al

Projekti u paralajmërua në shtetor të vitit 2021 në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, ndërsa data e fillimit të zbatimit është 1 korrik i këtij viti.

Do të funksionojë në mënyrë që në vend se të ndalen ose të blejnë kartelë plotësuese, shoferët nga të dy vendet do të mund me një kartelë të paguajnë taksa rrugore edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Serbi.

“Realizimi i projektit Ballkani i Hapur është në fazë përfundimtare, do të bëhet testim dhe kontroll i sistemit, në kohë reale dhe me të dhëna reale. Sistemi i kaloi me sukses testimet, është i gatshëm për përdorim dhe është funksional. Gjatë periudhës së kaluar bëhet përgatitja e integrimit të sistemeve për pagesë të taksës rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Po ashtu, bëhej përgatitja dhe përpunimi i mënyrës së sigurtë dhe efikase për realizimin e transaksioneve në të dy vendet. Në integrimin e sistemit u angazhua kuadro që edhe deri tani ka punuar në vendosjen e pagesës elektronike”, sqarojnë nga NPRRSH.

TAG-u (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments