5.6 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeFSK: KFOR-i është njoftuar për marshimin në Mitrovicë

FSK: KFOR-i është njoftuar për marshimin në Mitrovicë

215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar sot në Mitrovicë të Jugut, nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka sqaruar se ky ka qenë marshim kondicional të cilin e ka zhvilluar regjimenti i tretë.

Në lidhje me këtë marshim me komunikatë doli edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila tha se për marshimin kondicional kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it dhe stafi i tij i vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.

“Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin Qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës. Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K. Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook. /21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments