Loja politike përfshin gjithçka të mirë dhe të keqe por, fundin e ka tek gjykimi popullor. Politikanit duhet ti kërkohet llogari jo vetëm për atë që e bën vetë, por edhe për atë që përmbushet në emër të tij edhe nëse ai nuk e di. Por, tani imoraliteti politik ka arritur majat. S’ka metodë e as formë që s’përdoret vetëm e vetëm për t’u dëmtuar kundërshtari. Pse dallon kjo tani nga e kaluarja. Sepse asnjëherë opozitarizmi dhe kauza e tij s’është diktuar nga selitë maqedonase sidomos tani pra, nga kjo VMRO që kryekëput diskursin dhe veprimet i ka antishqiptare.
Ky nënshtrim i opozitës shqiptare ndaj VMRO-së vjen nga naiviteti dhe pamaturia politike. Si nuk e kanë guximin ta kritikojnë VMRO-në kur thërret për ‘semakedonska Vlada’ (qeveri të pastër maqedonase) pa shqiptarët? Si kanë mundësi të mos kritikojnë qasjen e Komunave që udhëhiqen nga VMRO, kundër çdo gjëje shqiptare?
A nuk mendon opozita shqiptare se VMRO-në e dënuan shqiptarët dhe koalicionimin e partive shqiptare me VMRO në zgjedhjet e fundit lokale?
A mendoni se shqiptarët i kanë harruar masakrat e fëmijëve nëpër autobusë, montimin e rasteve gjyqësore, shtypjen e protestave paqësore?
Dhe tani s’po u vret sytë i gjithë ky antievropianizim dhe anti amerikanizën i VMRO-së?
A vërtetë mendoni se stili juaj alla ‘veren do smrt’ do ia kalon gjykimit të shqiptarëve?
A vërtetë mendoni se fshehja pas 20% do e mbulon servilizmin tuaj ndaj VMRO-së dhe Mickovskit?
<span;>Kthehuni mendjes sepse të qenurit në faqet e errëta të historisë nuk u bën dobi as juve e as ata që mendoni t’i udhëhiqni!