8.2 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFSHATRAT E MBAJNË “GJALLË” SHTETIN! Përveç Shkupit, shtimi i popullsisë numëron mbrapsht

FSHATRAT E MBAJNË “GJALLË” SHTETIN! Përveç Shkupit, shtimi i popullsisë numëron mbrapsht

Rajoni i Shkupit dhe Pollogut mbeten dy të vetmit ku shtimi i popullsisë, ose numri i lindjeve e tejkalon numrin e vdekjeve, edhe pse Pollogu ka pësuar rënie drastike nga një vit më parë. Ritmet e shtimit natyror të banorëve të saj janë trefish më të ulta sesa një vit më parë (nga shtim natyror prej 257 banorë në 2022) me vetëm 75 banorë deri në fund të vitit të kaluar. Ajo që bie në sy është se reduktimi i lindjeve ka ndodhur në zonën urbane, ndërsa në fshatra lindjet nuk kanë pësuar luhatje të mëdha.

Shtimi natyror i popullsisë po ecën mbrapsht në gjashtë prej gjithsej tetë rajoneve ku minusi thellohet çdo vit. Rajoni i Shkupit dhe Pollogut mbeten dy të vetmit ku shtimi i popullsisë, ose numri i lindjeve e tejkalon numrin e vdekjeve, edhe pse Pollogu ka pësuar rënie drastike nga një vit më parë. Shkupi kryeson duke u renditur i pari me një shtim natyral prej 611 banorësh vitin e kaluar. Ndërsa Pollogu, edhe pse është rajoni i dytë ku popullsia vijon të rritet – ritmet e shtimit natyror të banorëve të saj JANË trefish më të ulta sesa një vit më parë (nga shtim natyror prej 257 banorë në 2022) me vetëm 75 banorë deri në fund të vitit të kaluar. Numri i lindjeve në këtë rajon, gjatë vitit të kaluar arriti në 2311 foshnje, ose 288 foshnje më pak sesa një vit më parë (2599 në vitin 2022). Ajo që bie në sy në Pollog është se reduktimi i lindjeve ka ndodhur në zonën urbane, ndërsa në fshatra lindjet nuk kanë pësuar luhatje të mëdha.

Edhe në rajonin e Shkupit diferencat mes zonave rurale dhe urbane janë të dukshme, janë fshatrat ato që vazhdojnë të shënojnë shifra lindjesh më të larta, sesa në qytete. Linjën e kuqe të shtimit natyror të popullsisë rajoni i Pollogut e kaloi për herë të parë në vitin 2020 (ndikuar nga numri i lartë i vdekjeve gjatë pandemisë) duke shënuar minus 539 banorë, për të vijuar edhe një vit më par, në 2021 (minus 812 banorë).

“Treguesit demografikë në nivel qarku tregojnë dallime që tregojnë disproporcionin në shpërndarjen territoriale të popullsisë. Më i dendur është rajoni i Shkupit dhe më pak i populluar është ai i Vardarit. Ndryshimet janë të dukshme edhe në strukturën e moshës së popullsisë. Pjesa më e madhe e popullsisë së re (0-14 vjeç) është në rajonin e Pollogut dhe Shkupit, ndërsa më e vogla në rajonin Lindor. Pjesëmarrja e popullsisë së vjetër (65+) është më e madhja në rajonin e Pollogut dhe Shkupit, dhe më e vogla në rajonin Lindor. Treguesit për moshën mesatare të popullsisë konfirmojnë këtë konstatim. Dallimet janë të dukshme edhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Në gjashtë rajone, si rezultat i strukturës së pafavorshme moshore dhe lindshmërisë së ulët, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve”, konstatohet në publikimin e ESHS.

Fenomeni i rritjes negative të popullsisë, i ndikuar sa nga shifrat në rritje të mortalitetit, reduktimit në masë të lindjeve, shtimit të atyre që largohen jashtë vendit ka prekur në përgjithësi të gjithë rajonet e vendit. Si pasojë, rritja natyrore e popullsisë është negative edhe në zonat urbane, duke arritur në minus 2553 persona dhe në zonat rurale minus 897 persona. Minusin më të thellë demografik gjatë vitit të kaluar e ka thelluar rajoni i Lindjes me minus 1121 banorë ( minus 1037 në 2022), e ndjekur nga Pellagonia, me minus 1106 banorë. Pas tyre vjen rajoni Juglindor me minus prej 665 banorësh. Ndërsa rajoni Jugperëndimor e ka reduktuar minusin, duke shkuar nga minus 597 banorë në vitin 2022 me minus 384 banorë në 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments