-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Fryma e UÇK-së vazhdon të ruhet”/ Izet Mexhiti përmend emra të atyre...

“Fryma e UÇK-së vazhdon të ruhet”/ Izet Mexhiti përmend emra të atyre që dhanë kontribut e janë pjesë e qeverisë

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti në emisionin debativ Pressing ka folur mbi përfshirjen e përfaqësuesve të UÇK në pozita drejtuese në Qeveri dhe eshalonet tjera.

Ai me këtë rast ka theksuar se vlerat e luftës dhe UÇK po vazhdojnë dhe tek Vlen dhe se për momentin pjesë e kabinetit qeveritar është dhe Fatmir Limani si përfaqësues i luftës por edhe të tjerë në eshalone tjera.

Mendoj që ndryshimi është i shëndetshëm për proceset demokratike edhe për shqiptarët në Maqedoni, pra nuk është e mirë për shqiptarët të ketë vazhdimësi 20 vite dhe të kthejmë atë frymën e monizmit, që të ketë një garniturë politike dhe të jenë të pazëvendësueshëm si politikan, mendoj që kjo do i shërben shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët nuk kanë humb por kanë fituar në Maqedoninë e Veriut, se për herë të parë nuk kanë një parti politike që ka monopolin dhe disa parti të vogla që nuk mund të garojnë me partinë e madhe, por për herë të parë kanë dy tabore politike në Maqedoni që është e shëndetshme se kështu është tek pala maqedone, VMRO dhe LSDM kështu është dhe në Kosovë, Shqipëri, Amerikë e Europë, pra konkurenca në ide, programe e plaformë mund vetëm të avancojë çështjen shqiptare, pra shqiparët kësaj rradhe kanë fituar sepse kanë një përfaqësues në Qeveri dhe kanë një opozitë të fuqishme që nuk e lë rehat Qeverinë siç ka ndodhur në të kaluarën për shkak se për një pjesë të fajit ka dhe opozita që nuk ka qenë në nivel të detyrës për të përmirësuar Ali Ahmetin dhe BDI, sa i përket UÇK-së dhe kjo nuk mban sepse ka ministër Fatmir Limani që është pjesë e luftës djal i Beqir Limanit dëshmorit në Kërçovë, ka vujt burgun si bombash para 2001 dhe nip i Fazli Veliut dhe familje e sakrificës dhe është ministër për Çështje Sociale, këtu është Granit Osmani i luftës dhe ka edhe figura tjera të UÇK-së që nuk kanë qenë të përfshirë në qeveritë e kaluara sepse nuk mund të monopolizojë dikush luftën dhe UÇK, pra fryma e UÇK vazhdon edhe tek Vlen dhe vlerat e saj, ka theksuar më tej në Pressing, Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments