-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFronti Europian: Heqja e Balancuesit është goditje ndaj Marrëveshjes së Ohrit, VLEN-i...

Fronti Europian: Heqja e Balancuesit është goditje ndaj Marrëveshjes së Ohrit, VLEN-i hesht

Fronti Europian nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave theksojnë se heqja e Balancuesit është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Nga Fronti Europian potencojnë se ky skenar për heqjen e Balancuesit paralajmërim i Hristijan Mickoskit i cili është edhe mandatar për formimin e Qeverisë së re, po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët kanë humbur zjgedhjet.

 “Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm.

Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të VMRO-DPMNE-së.

Fronti Europian ashtu si në rastin e parë edhe për këtë hap të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, do të paralajmërojë të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe në veçanti, garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments