10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajme“Fronti Europian” flet shumë për përparimin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut

“Fronti Europian” flet shumë për përparimin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut

Analisti politik Petar Arsovski në deklaratë për PRESSonline.al vlerëson se formimi i “Frontit Europian” flet shumë për përparimin e kësaj shoqërie.

“Tani për tani nuk mund të flitet për kapacitetet e koalicioni, sepse partitë ende nuk kanë marrë rezultatin zgjedhor. Disa prej partive veç kanë bërë të ditur se kanë partnerë të preferuar koalicioni, por kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve. Sa i përket koalicioneve shqiptare të Maqedonisë, ato janë një tregues i mirë se sa kemi përparuar ne si shoqëri – por për mendimin tim, më mirë do të ishte të kishim koalicione parazgjedhore, që votuesit të dinë se çfarë programi dhe platforme do të zbatohet”, tha Arsovski për PRESSonline.al

Sipas tij, Maqedonia po hyn në një cikël të ri të etnocentrizmit dhe nacionalizmit të fshehur, prej nga rrjedh edhe narrativi se shumë u është dhënë partive shqiptare nga ‘torta ekzekutivit’.

“Mirëpo nuk duhet harruar se në fakt LSDM –ja nuk do të ishte në pushtet, po të mos ishin partitë shqiptare, të cilat në disa raste shpëtuan shumicën në pushtet”, nënvizoi Arsovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments