Izraeli ka mohuar raportimet se ka tërhequr ambasadorët dhe ka evakuuar ambasadat e e saj në vende të shumta në mbarë botën, njoftuan mediat izraelite të enjten.
Gjithashtu, më herët u raportua se disa ambasadorëve u është kërkuar që të mos shkojnë në ngjarje publike.
Sipas raportimeve fillestare, ky vendim është marrë në marrëveshje mes Ministrisë së Jashtme dhe Shin Bet të Izraelit.
Raportet vijnë mes frikës së sulmeve hakmarrëse iraniane.
Këto raporte vijnë pas një sulmi izraelit në Siri, që vrau anëtarin e lartë të Gardës së Revolucionit Islamik iranian (IRGC), Mohammad Reza Zahedi.Sipas mediave izraelite, diplomatët që shërbejnë jashtë vendit kanë shprehur shqetësimin e tyre se ambasadat e tyre do të jenë objektivi i hakmarrjes iraniane. (JPost)