21 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaFriedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën për kancelar

Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën për kancelar

Friedrich Merz ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë në Parlament.Ai arriti vetëm 310 vota, ndërkaq i nevojiteshin 316.Seanca është shtyrë në mënyrë që grupet politike të mund të konsultohen për hapat e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Republikës Federale.Për t’u zgjedhur kancelar, kandidatit i duhet të sigurojë votat e shumicës absolute të anëtarëve të Bundestagut (50% plus një votë).

Bundestagu i ka 14 ditë për të zgjedhur kandidatin tjetër për kancelar apo ta votojë prapë Merzin në rundin e dytë.E nëse dështon edhe rundi i dytë, shkohet në zgjedhje të menjëhershme.

Konservatorët e Merzit të hënën nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen për koalicion me Partinë Socialdemokrate. Aleanca CDU/CSU e Merzit dhe SDP-ja bashkë kanë 328 deputetë.

Merzi dhe partnerët janë zotuar për ringjallje të ekonomisë e rindërtim të ushtrisë. 69-vjeçari është zotuar po ashtu për të frenuar emigracionin e parregullt dhe rritjen e partisë kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë që javën e shkuar u shpall grup ekstremist i krahut të djathtë nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments