8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFranca nuk ka propozim të ri, presidenca e saj me BE-në përfundon...

Franca nuk ka propozim të ri, presidenca e saj me BE-në përfundon nesër

Vetëm një ditë para përfundimit të presidencës franceze me BE-në, Qeveria në Shkup pretendon se ende nuk kanë marrë propozim zyrtar nga Brukseli për tejkalimin e kontestit me Sofjen, dhe heqjen e bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim, shkruan Alsat.

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deri më tani në publik janë diskutuar vetëm draft idetë e Unionit, duke shtuar se bisedimet po vazhdojnë.

“Nuk janë të pranueshme idetë që nuk bëjnë mbrojtje të qartë të gjuhës maqedonase, të identitetit maqedonas dhe të cilat në negociatat shumëpalëshe me Bashkimin Evropian, do të jenë ekskluzivisht për çështje që kanë të bëjnë me sistemin e meritave, përkatësisht të mos përfshijnë çështjet bilaterale në një kornizë shumëpalëshe”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Sipas opozitës, Kovaçevski konfirmoi se një ekip ekspertësh ende po zhvillon bisedime sekrete me Sofjen.

“Cilat janë qëndrimet e ekipit të dërguar nga Qeveria e Dimitar Kovaçevskit? Çka janë marrë vesh deri më tani, që disa njerëz të afërt me Qeverinë dhe LSDM-në, të thonë publikisht se ka hapësirë për të negociuar protokollin, edhe pse ne e dimë – çfarë do të thotë ai?”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO -DPMNE-së.

Ndryshe, sipas agjencisë MIA, diplomatët francezë në Bruksel nuk janë njohur me një iniciativë të re për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe tani procesi është tërësisht në duart e Shkupit dhe Sofjes. Sipas qëndrimeve zyrtare, deri më tani nuk ka progres në bisedimet mes dy palëve dhe gjasat për fillimin e negociatave këto ditë janë më të vogla. Presidencën me Këshillin e BE-së do ta marrë të premten Çekia, e cila nuk e ka në prioritet procesin e zgjerimit./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments