Pavarësisht vendosjes së rreth 45,000 forcave speciale të policisë dhe xhandarmërisë në automjete të blinduara, trazirat shpërthyen për të katërtën natë radhazi në disa qytete franceze pasi një djalë 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë një kontrolli trafiku në një periferi të Parisit.
U dogjën ndërtesa dhe makina, u plaçkitën dyqanet, ndërsa policia bëri 471 arrestime.
Në Marsejë, persona me kapuç hynë në një dyqan armësh dhe vodhën armë gjahu, por jo municion, thanë autoritetet.
Momenti i një shpërthimi të fuqishëm në zonën e portit të vjetër të Marsejës është kapur në një video amatore të shpërndarë në platformat e rrjeteve sociale. Nuk ka raportime për të lënduar në zonë.
Kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoît Payan, i bëri thirrje qeverisë që të forcojë forcat e sigurisë. “Skenat e plaçkitjeve dhe dhunës janë të papranueshme”, shkroi ai në Twitter.
Në Lyon, Strasburg dhe Grenoble, u raportuan plaçkitje dyqanesh dhe përleshje mes të rinjve dhe policisë.
“Dhuna nuk është zgjidhje”, është mesazhi që ka ndarë futbollisti i njohur francez Kylian Mbappe , në emër të bashkëlojtarëve të tij në kombëtare. Duke pranuar zemërimin për vdekjen e 17-vjeçares Nael, ai bëri thirrje për përmbajtje.
“Koha e dhunës duhet të përfundojë dhe t’i japë vendin zisë, dialogut dhe rindërtimit”, nënvizohet në deklaratën përkatëse.
Përshkallëzimi i dhunës e ka lënë presidentin francez Emmanuel Macron të përballet me krizën e tij më të keqe që nga epoka e protestave të Jelek Verdhëve.
I pyetur nëse qeveria franceze ka ndërmend të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ministri i Brendshëm Gérald Darmanen tha dje për TF1 news: “Nuk po përjashtojmë asgjë, do të shohim se çfarë do të zgjedhë presidenti i Republikës”