15.1 C
Tetovo
E hënë, 22 Shtator, 2025
BallinaLajmeBotaFranca konfiskoi 1,5 tonë kokainë me vlerë 36 milionë euro

Franca konfiskoi 1,5 tonë kokainë me vlerë 36 milionë euro

Shërbimi doganor francez ka konfiskuar 1,5 tonë kokainë, vlera e së cilës në treg është rreth 36 milionë euro, publikoi sot gazeta “Parisien”, duke iu referuar prokurorisë parisiene.

Droga, e paketuar në 30 paketime në thasë, u zbulua më 18 shtator në një kamion të ndalur në qytetin Tur, në rajonin Lugina e Loarës. Kamioni ka lëvizur drejt departamentit Ivelin, në rajonin Il de Frans. Pas timonit ka qenë një shtetas 53-vjeçar holandez, i cili u arrestua dhe kundër të cilit është hapur hetim.Operacioni u realizua pas një informacioni nga Ministria franceze e Financave, e cila paraprakisht ka marrë informacion në lidhje me një dërgesë droge të dërguar nga Spanja për në Holandë përmes Francës.

Autoritetet franceze tregojnë se sasia e drogës së sekuestruar është rritur vitet e fundit, veçanërisht nga dërgesat që mbërrijnë përmes Spanjës nga kartelet e drogës të Amerikës së Jugut. Kompanitë e transportit shpesh përdoren për të fshehur drogën midis mallrave ligjore. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments