8.9 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeFranca ende nuk mund të garantojë fillimin e negociatave deri në qershor...

Franca ende nuk mund të garantojë fillimin e negociatave deri në qershor për Maqedoninë

Sekretari shtetëror francez për çështje evropiane, Klement Bon, tha se ka vullnet politik në Sofje dhe Shkup, por se ende nuk mund të premtojë se negociatat me Maqedoninë do të fillojnë gjatë presidencës franceze, njofton MIA nga Brukseli.

Këtë e deklaroi Clement Bonn sot në konferencën për media pas Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel.

I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, se të dyja palët po bëjnë përparim në negociatat bilaterale, Boni konfirmoi se ka sinjale pozitive.

-Kam qenë në Bullgari pas qeverisë së re, kam shkëmbyer së fundi me autoritetet bullgare dhe kryeministrin Petkov, ka një angazhim serioz në Shkup dhe Sofje për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes, por nuk mund të paragjykoj, mund të konfirmoj vetëm sinjale pozitive. “Nëse ka një rezultat nga ato sinjale, atëherë presidenca franceze do të fillojë procesin, por në këtë moment nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të thënë se do të fillojmë”, tha Bonn.përcjell vesnik

Sekretari francez i shtetit kujtoi se Bullgaria është e vetmja që kundërshton këtë vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments