- Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura që mund të frekuentohen nga fëmijët, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.
Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, kopshtet publike, shkollat , stacionet e autobusëve dhe mjediset sportive.
“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, tha Vautrin në një intervistë të botuar nga e përditshmja Ouest-France.
Vautrin shtoi se “liria për të pirë duhan duhet të mbarojë aty ku fillon liria e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”Vautrin shpjegoi se shkelja e rregullave do të shkaktonte një gjobë prej 135 eurosh.
Ajo tha se policia e rregullt do ta zbatonte ndalimin, por shtoi gjithashtu se besonte shumë në “vetërregullim”.Edhe pse cigaret elektronike janë të përjashtuara, Vautrin tha se po punonte për të futur kufizime në sasitë e nikotinës që ato përmbajnë, shkruan BBC, transmeton