Sindikata e pavarur e policisë sot ka dal në protestë në rrugët e Shkupit, kërkojnë për 25% rritje të pagave, informon gazetari i TV21 nga tereni.
Kryetari i sindikatës Goce Dellçev tha se policia nuk ka marrë rrogë dhe i dha ultimatum prej 15 ditëve ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për të përmbushur kërkesat e tyre.
Stacioni i parë ku ndaluan protestuesit ishte në kryqëzimin tek MTV. Nga aty pjesëmarrësit në protestë do të lëvizin drejt Lidhjes së sindikatave ku do të dorëzojnë letrën me kërkesa. Lokacioni i radhës do të jetë ndërtesa e BE-së dhe në fund përpara ndërtesës së MPB.