-7 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeFOTOT/ Tiranë / Mbërrin Erdogan, pritet me ceremoni zyrtare

FOTOT/ Tiranë / Mbërrin Erdogan, pritet me ceremoni zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

Po ashtu, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.

Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.

Gazeta ‘Cumhuriyet’ (Republika) shkruan se kryeministri Edi Rama ‘ka bërë një deklaratë kritike përpara vizitës së Erdogan’.

Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, Rama është shprehur se të gjithë vendet që duan të bashkohen me BE-në, duhet të ‘refuzojnë ofertat nga fuqitë e huaja dhe të ruajnë besimin te ëndrra anëtarësimit në BE’.

Gazeta thekson se Rama nuk e përmendi specifikisht Turqinë, por është media britanike që thekson se vende të tilla si Rusia, Kina dhe Turqia po përpiqen të rrisin ndikimin në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments