Forcat ushtarake ruse kanë bombarduar sot një maternitet në Mariupol të Ukrainës. Pamjet e publikuar nga britanikja Daily Mail janë të tmerrshme.
Gra shtatzëna dhe të tjerë me fëmijë në duar shihen në zonën e shkatërruar pas bombardimeve. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se shumë fëmijë janë nën rrënoja dhe lufta duhet të ndalet.
Pak orë para se rusia të bombardonte maternitetin, ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se 3 mijë foshnjë janë pa ushqim, pa ilaçe dhe iu lut Moskës për një korridor humanitar që ato të largoheshin.
Në pamjet e publikuara shihen qytetarët që varrosin viktimat nën rrënoja ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve.


