12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeFotografia që po ngjallë neveri dhe po kërcënon rajonin: Në Beograd u...

Fotografia që po ngjallë neveri dhe po kërcënon rajonin: Në Beograd u bënë bashkë, Dodik, Mandiq, Vulin…

Dhe fytyrat e të pranishmëve u ndriçuan. Pa menduar as më të voglin se mes tyre nuk ka njeri nga toka e shenjtë ku rritej speci.

Së pari do të thoni se mungon edhe kryekomandanti “Aca Srbin” (Aleksandar Vuçiq), pra titulli është i pasaktë. E keni gabim, madje shumë gabim! Nëse e mbani edhe pak shikimin, do të shihni me syrin e tretë politik, se shpirti i tij lundron mbi të pranishmit.

Madje ai dominon foton aty ku nuk është aty, kështu shkruan Darko Shukoviq, redaktor në median e pavarur malazeze, Antena M, duke shfaqur fotografinë e ditës së zgjedhjeve në Serbi ku shihen së bashku Milorad Dodik (president i RS-së), Andrija Mandiq (kryetar i Parlamentit të Malit të Zi), Aleksandar Vulin (ish shef i BIA-s), etj.

Tutje ai vazhdon: Një fotografi, nëse do të flasim shkencërisht – një fotografi, nuk flet, pra, vetëm nga ajo që shihet në të, por edhe nga ajo që në fund të fundit nuk është aty, edhe kur e shikon intuitivisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments