Dy mjekët kinezë të Spitalit Qendror të Vuhanit të infektuar me koronavirus dhe që u sëmruën mjaft rëndë janë zgjuar në sallën e reanimacionit, por lëkura e tyre iashte mjaft më e errët se normalja. Efekti i çuditshëm lidhet me ilaçet e përdorura kundër Sars-Cov-2 thuhet në një reportazh të televizionit kinez. Doktorët Yi Fan dhe Hu Weifeng, të dy 42-vjeçarë, janë zgjuar pas gati një muaji në terapi intensive. Sipas mjekëve të tjerë thuhet se ilaçet kanë shkaktuar dëmtime të mëlçisë.

Mjekët thonë se ngjyra e lëkurës do të rikthehet me kalimin e kohës sapo mëlçia të rimarrë funksionet e saj. Yi dhe Hu punonin në spitalin e Vuhanit kur plasi pandemia. Në 18 janar ata u konstatuan pozitivë dhe gjendja u përkeqësua mjaft shpejt. Doktori Yi qëndroi i lidhur me aparaturat për 39 ditë dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive. Gjendja e doktor Hu ka qenë edhe më e rëndë pasi ai qëndroi i lidhur me aparatura për 45 ditë dhe ende ka vështirësi edhe pse mund të artikulojë disa fjalë
