27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeFOTO/ Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, arrestohet një...

FOTO/ Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, arrestohet një person

Të tjera municione serbe janë zbuluar sot në veri të Kosovës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në rrjetet sociale, sipas të cilit bëhet fjalë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”.

Sveçla siguron se nuk do të ndalet “së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments