Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga një takim me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem.
Rama shkruan se gjatë bisedimeve me Presidentin e FIA janë përqendruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit.
Sipas tij, ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit.
“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në Facebook.