12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajme(FOTO) Palevski ka mbërritur në Burgun Hetues të Shutkës

(FOTO) Palevski ka mbërritur në Burgun Hetues të Shutkës

Me një kolonë prej pesë automjetesh të Interpolit, Ljupço Pacevski Palco sonte është dërguar në Burgun Hetues të Shutkës.

Palevski dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska më 27 nëntor 2023 dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Ai u arrestua vitin e kaluar më 6 dhjetor në Balikesir të Turqisë në tentativë për t’u arratisur.

Palevski ishte në paraburgim ekstradimi gjashtëmujor në Turqi për më shumë se pesë muaj.

Për bashkëpunim në vrasje akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup. Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbim.

Për këtë rast masa parandaluese është edhe Stefan Dimovski, shoferi i të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments