Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli në aeroportin e Rinasit Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.
Këtë të mërkurë, Tiranë priti liderët e vendeve europiane, ku në fokus ishte mbështetja për Ukrainën përballë sulmeve ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ai falenderoi Shqipërinë për ndihmën dhe tha se dy vendet duhet të mbështesin njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit europian./vizionplus.tv/
