12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaFOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i akuzuar për komplot

FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i akuzuar për komplot

Autoritetet venezuelase kanë arrestuar 38 persona të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të krijuar trazira përpara zgjedhjeve legjislative dhe rajonale që do të mbahen në 25 maj. 21 nga të ndaluarit janë shtetas venezuelas ndërsa 17 të tjerë janë të huaj, përfshirë kolumbianë, meksikanë, ukrainas dhe shqiptarë.

Autoritetet zbuluan edhe foton e njërit prej të arrestuarve, një shqiptar i identifikuar si Enit Kasmi. Ai është ndaluar në aeroport dhe mbante me vete një pasaportë kolumbiane. Dyshohet se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet raportuan se shqiptarit i ishin sekuestruar 3 telefona celularë. Ai kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

Ky person u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara”, pohoi një zyrtar venezuelas. Më herët ishte vetë presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro që tha se komploti ishte organizuar nga mafia shqiptare me lidhje me qeverinë e Ekuadorit.

Image

Deri tani janë arrestuar 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar 3 telefona dhe po flasin”, tha Maduro në një takim me komandën e lartë ushtarake.

Autoritetet thanë se grupi synonte të vendose eksplozivë në ambasada, spitale, qendrat e shërbimeve publike, komandat e policisë si dhe ndaj figurave të qeverisë dhe opozitës. Qeveria e Venezuelës ka ndaluar mbërritjen e fluturimeve të pasagjerëve nga Kolumbia pasi disa nga të dyshuarit kishin udhëtuar nga ky vend.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments