Pas një aksioni të nisur ditën e sotme u lajmërua nga Policia e Kosovës, se sërish ishin gjetur armë dhe municion luftarak në Veri të Kosovës.
Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale publikuan rezultatet pas kontrollit në 7 zona të ndryshme duke nisur nga Manastiri i Banjskës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani.
Nga kontrollet mësohet se janë gjetur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera ushtarake.
Kontrollet u zhvilluan në bashkëpunim edhe me EULEX-in e KFOR-in.
Lista e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
- 87 copë eksploziv të tipit TM 100
- 3 granata hedhës dore (zola)
- 1 armë automatike AK-47
- 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
- 14 karikatorë
- Municion të kalibrave të ndryshëm
- 63 detonatorë elektrik
- 23 detonatorë mekanik
- 1 orë për aktivizim
- 1 granatë dore M79
- 3 tuba fitila ndezës
- Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.