11.9 C
Tetovo
E hënë, 24 Mars, 2025
BallinaLajmeFOTO/ Hashim Thaçi kthehet në Hagë me aeroplan privat pas vizitës në...

FOTO/ Hashim Thaçi kthehet në Hagë me aeroplan privat pas vizitës në Kosovë , nën brohoritjet ‘UÇK, UÇK’

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë, e cila u mundësua nga Gjykata Speciale, pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.

Thaçi arriti në Kosovë të premten, ku ndalesa e tij e parë ishte te varri i babait të tij, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar. Atje, ai vendosi një kurorë lulesh me një mesazh të shkruar që thoshte: “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”. Pas kësaj, Thaçi kaloi disa orë me familjen e tij, ndërsa natën e kaloi te zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku takoi bashkëshorten dhe vëllezërit.Gjatë kësaj vizite, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të protestuar, duke kërkuar lirinë e Thaçit. Ata mbajtën pankarta me mbishkrime si “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”.Gjykata Speciale e konfirmoi vizitën e Thaçit, duke theksuar se ai ishte lejuar të bëjë nderimet dhe të kalonte kohë me familjen e ngushtë për arsye humanitare. Megjithatë, ai vazhdon të mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që prej vitit 2020.Aeroplani privat që e transportonte atë sapo ateroi në aeroportin e Rotterdamit, prej nga Thaçi u nis menjëherë drejt Qendrës së Paraburgimit në Hagë, transmeton IndeksOnline.Vizita e Thaçit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me praninë e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ndërsa pati mundësinë të takonte disa familjarë në shtëpinë e tij në Burojë, ai nuk e kaloi natën atje, por u kthye në objektet e EULEX-it. Mëngjesin e sotëm, ai ka vazhduar vizitat me vëllezërit e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments