Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit, transmeton TV21.
Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësosht do t’u falen dënimet të burgosurve:
- Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe
- Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.
Pjesërisht do të falen të burgosurit:
- Bllazhe Vlladimir Stojanov – Shtip
- Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe
- Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.
Vendimet hynë në fuqi sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.
Këto falje janë e drejtë kushtetuese e presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.