Forumi i gruas dhe Forumi rinor i Frontit Europian në Tetovë kanë shënuar 22 prillin Ditën ndërkombëtare të tokës, shkruan Top24.
Sot, për të shënuar këtë ditë të veçantë të 22 prillit, Ditën ndërkombëtare të tokës, Forumi i gruas dhe Forumi rinor i Frontit Europian organizuan pastrimin e njërës anë të shëtitores përreth lumit Shkumbin dhe mbjelljen e fidaneve.
Njëkohësisht ju kemi bërë thirrje udhëheqësisë së Komunës së Tetovës për më tepër angazhim në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit sepse në çdo anë Tetova po ngulfatet nga mbeturinat, nga era kundërmuese dhe nga qentë endacak.
Banorët e Tetovës nuk e meritojnë këtë neglizhencë dhe këtë joseriozitet.