Grupi i punës i cili do të përbëhet nga dy deputetë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, një nga BDI-ja, një nga Aleanca për shqiptarët, dhe një deputet nga partitë më të vogla politike prej nesër fillon me debatin lidhur me vërejtjet e tyre për propozimin francez, pas çka pritet të dalin me përfundime. Gjatë takimeve të tij, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel u takua edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi bashkë me koordinatorët e grupeve parlamentare. Nikolla Micevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së shpjegoi se cilat do të jenë kërkesat e tyre:Të fshihet Neni 11 dhe Neni 14 nga Protokolli, e pastaj në kornizën negociuese ku do të kemi parime mbi të cilat udhëhiqen negociatat, të fshihen nenet për rishikimet vjetore dhe pjesa që i referohet Protokollit të Konferencës së parë Ndërqeveritare. Duke pasur parasysh se vendoset në tavolinë për debat dhe ka dëshirë që të bisedohet, është evidente se ka mundësi që të ketë ndryshime të caktuara sa u përket këtyre situatave.”- deklaroi Nikolla Micevski, Koordinator I VMRO-DPMNE-