VMRO-DPMNE dhe Koalicioni VLEN i formuan grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim nga të dyja partitë.
Siç bëjnë të ditur nga VLEN , grupet e punës nga të dyja partitë nesër do ta mbajnë takimin e parë. Për emrat e përfaqësuesve në grupet e punës, nga të dyja partitë thonë se do t’i bëjnë të ditura përmes kumtesës.