Forcat ruse kanë dëmtuar të paktën 59 objekte shpirtërore gjatë pushtimit 31-ditor të Ukrainës, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim virtual para pjesëmarrësve në Forumin e 20-të të Dohas, transmeton Ukrinform.
-Gjatë ditës së 31-të të kësaj lufte, nga goditjet ruse u dëmtuan të paktën 59 objekte me rëndësi shpirtërore. Këto janë xhami, kisha, institucione fetare dhe arsimore, tha presidenti ukrainas
Ai shtoi se më shumë se dyqind shkolla dhe dhjetëra spitale ishin shkatërruar ose dëmtuar gjatë luftës.
“Imagjinoni, ushtarët rusë po i godasin qëllimisht këto vende, të cilat civilët e zakonshëm i përdorin si strehë”, tha Zelenski i indinjuar.
.