Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në RMV u distancua nga punonjësi i cili jepte të dhëna nga qytetarët që më pas keqpërdoreshin për të tjerët për të marrë “kredi të shpejta” nga kompanitë financiare në emër të tyre.FSSH-ja njoftoi se mbështet plotësisht punën e institucioneve kompetente dhe se i ka ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zhvillimin e hetimeve lidhur me njoftimin e Prokurorisë Publike të Shtetit për nisjen e hetimeve për mashtrim me të ashtuquajturit “kredi të shpejta” dhe për fillimin e procedimit penal ndaj një zyrtari në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Veprat penale që janë objekt i procedurës “Falsifikimi i dokumentit” (neni 378), “Keqpërdorimi i të dhënave personale” (neni 149) dhe “mashtrimi kompjuterik” (neni 251-b) i Kodit Penal, janë shkelje të rënda të ligjit dhe përbëjnë kërcënim për besimin tek institucionet publike. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore shpreh angazhimin e tij të vendosur për zero tolerancë ndaj çdo forme të sjelljes kriminale, përfshirë edhe brenda radhëve të veta”, thuhet në njoftim.
Ata na sigurojnë se ky është një rast i izoluar, i cili, sipas tyre, nuk do të cenojë reputacionin dhe profesionalizmin e institucionit.
Kujtojmë se për rastin për “kredi të shpejta” janë ngritur kallëzime penale ndaj 43 personave.