Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut prej sot fillon me shërbimin e ri për njoftimin e qytetarëve përmes SMS-mesazheve për marrjen e vendimeve për pension. Çdo qytetar që ka dorëzuar kërkesë për të drejtën e pensionit do të marrë mesazh me informacione se ku dhe kur mund ta marrë vendimin e përgatitur.
Siç informojnë nga Fondi, kjo risi është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë dhe përditësimit të shërbimeve, si dhe për uljen e rërmujës dhe pritjet e panevojshme në sportele.
SMS-mesazhin që do ta marrin qytetarët do të jetë: “Vendimi juaj me nr. хххххххххххххх është përgatitur. Mund ta tërhiqni atë në Filialen/Degën e FSPIMV ku është dorëzuar kërkesa”.
Përveç kësaj risie, Fondi informon se është vendosur edhe një Koll Qendër e re përmes së cilës qytetarët mund të marrin informata për statusin e rastit ose kërkesës së dorëzuar, si dhe për shërbimet për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit familjar, pensionit invalidor, shumës minimale të pensionit, realizimin e të drejtës me zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, orarin e shkurtuar të punës, ndryshimin e vendit të punës, rrezikun e menjëhershëm nga invaliditeti, përcaktimin e statusit të personave të siguruar si fermerë, sigurimin e zgjatur, personat e dërguar jashtë vendit dhe të punësuar jashtë vendit, kategoritë e veçanta të personave të siguruar si persona fetarë, ushtrimin e të drejtave për personat e siguruar me stazh të beneficuar, kufizimet nga pensioni, kushtet për ushtrimin e të drejtës së akomodimit në një shtëpi pleqsh.
Plotësisht, përmes portalit kombëtar uslugi.gov.mk, janë të arritshme 13 shërbime elektronike dhe atë: kërkesë për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – punëtorë të dërguar jashtë vendit, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – zyrtarë fetarë, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – bujk individual, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – sigurim i zgjatur, kërkesë për lëshimin e konstatimit, vlerësimit dhe mendimit për të drejtat nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, lëshimin e konstatimit, vlerësimit dhe mendimit në përputhje me dispozitat e Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, vërtetim i pensioneve të paguara në periudha, vërtetim i pensioneve të paguara dhe kufizimeve të bëra nga pensionet, shqyrtim i tatimit mbi të ardhurat e llogaritura dhe të paguara për të ardhurat e paguara nga pensioni, vërtetim i llogarisë bankare, vërtetim i përfituesit të pensionit pa të dhëna për shumën e pensionit.
Në fazën e testimit janë edhe shërbimet e reja, siç janë kërkesat për realizimin e të drejtës së pensionit familjar, kërkesa për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor, kërkesa për realizimin e të drejtës së kompensimit në para për lëndime trupore, lësihmi i një vendimi të dyfishtë