Sonte në Programi 200 në Alsat M, i ftuar ishte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Temë diskutimi ishin shumë ngjarje si skandalet e shumta nëpër spitalet shtetërore dhe private, por edhe lëvizjet e fundit në partinë e tij Alternativa.
I pyetur nga gazetarja Semra Musai se a do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, ai u shpreh se emërimet dhe shkarkimet i bënë kuvendi i partisë, jo individët.
“ Emërimet dhe shkarkimet i bënë kuvendi qëndrorë i partisë dhe jo individë të caktuar të cilët për shkak të mos realizimit të ambicieve të tyre, kërkojnë shkarkim të një funksionari të lartë”, tha Sali, duke thënë se nuk ka asgjë çka të diskutojë më për këtë temë. /Alsat.mk