22.2 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeFluks rekord në Qafë Thanë: 30 mijë turistë në 3 ditë! Rruga...

Fluks rekord në Qafë Thanë: 30 mijë turistë në 3 ditë! Rruga e Arbrit rrit kalimet në Bllatë me 55% këtë vit

Në pikat kufitare drejt Shqipërisë, veçanërisht në “Qafë Thanë” pranë Strugës, vazhdon fluksi i shtuar i udhëtarëve dhe automjeteve, përcjell TV21. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat shqiptare, në tre ditët e fundit janë evidentuar rreth 30.000 udhëtarë dhe mbi 11.000 automjete në këtë pikëkalim.Shumica e tyre janë turistë të huaj që po kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar. Rritje e qarkullimit të trafikut është shënuar edhe në pikën kufitare “Bllatë” pranë Dibrës. Falë autostradës së re “Rruga e Arbrit”, e cila e shkurton distancën deri në Tiranë në rreth 70 kilometra, kjo pikëkalim po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë tregojnë se “Bllatë” këtë vit ka shënuar një numër rekord kalimesh – në gjashtë muajt e parë janë regjistruar mbi 574 mijë udhëtarë, që përfaqëson një rritje prej 55 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments